[:al]Reisul Ulema vizitoi familjen Zulbehari[:]

[:al]Tetovë, 29 janar – Sot, Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, bashkë me bashkëpunëtorët e vet, me myftinjtë, dekanin e FSH-së, drejtorin e Medresesë Isa Beu, vizituan kryefamiljarin e familjes Zulbehari në Tetovë, e cila ditë më parë përjetoi një tragjedi tepër të rëndë, duke humbur në flakët e shtëpisë së djegur bashkëshorten dhe katër fëmijët e vet.

Me këtë rast, efendi Rexhepi kryefamiljarit ia ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta të tij por edhe të mbarë myslimanëve të vendit dhe më gjërë, duke e lutur Zotin Mëshirëplotë që mehrumët t’i shpërblerjë me të mirat e Tij në botën tjetër, kurse të gjallëve ua shtoftë durimin dhe besimin ndaj Krijuesit tonë, i cili na solli në këtë botë dhe tek i Cili një ditë të gjithë do të kthehemi.

[maxgallery id=”8329″][:]

Comments are closed.