Reisul Ulema vizitoi Drejtorin e TIKA-s
Reisul Ulema i BFI të RMV, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai u prit sot në takim nga Drejtori i Agjencisë Turke për Koordinim dhe Bashkëpunim ( TIKA ), z. Serdar Kayalar.
Ky takim vjen si pjesë e vizitës që Kryetari i BFI-së është duke zhvilluar në Republikën e Turqisë me ftesë nga homologu i tij, Kryetari i Dijanetit Dr. Ali Erbash.
Në takim u bisedua për projektet e shumta që deri më tani TIKA ka kryer në Maqedoninë e Veriut në të gjitha fushat, me theks të veçantë restaurimin e objekteve fetare që datojnë nga perandoria osmane.
Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Reis Ulemaja i dhuroi z. Serdar Kayalar-it një gravurë në dru të xhamisë së Mustafa Pashës.
Comments are closed.