REISUL ULEMA VIZITOI BASHKËSINË ISLAME TË KOSOVËS

Të premten më 11.05.2021 Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV ishte në vizitë zyrtare në Bashkësisë Islame të Kosovës, me ç’rast në një atmosferë të ngrohtë e vëllazërore në selinë e BIK u prit nga Kryemyftiu Mr. Naim ef. Tërnava.

Fillimisht Kryemuftiu Tërnava bashkë me stafin e tij të BIK, u dëshiroi mirëseardhje Reisul Ulemasë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe H. Ismet ef. Ademit, i cili e shoqëronte Reisul Ulemanë në këtë vizitë.

Edhe Kryetari i BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai falënderoi Kreun e BIK dhe stafin e tij për pritjen e ngrohtë dhe më pas vazhduan me bisedën për shumë  çështje që kanë të bëjnë me bashkëpunimin e përbashkët në shumë sfera mes BFI dhe BIK.

Comments are closed.