REISUL ULEMA VIZITOI AMBASADORIN E REPUBLIKËS SË TURQISË ME RASTIN E TËRMETIT KATASTROFAL

Të premten më 17.02.2023 Reisul Ulema H.Hfz. Shaqir ef. Fetai vizitoi Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Shkup Z. Hasan Mehmet Sekizkok, ku në emrin e tij dhe Bashkësisë Fetare islame përcolli ngushllimet me plotë dhimbje për goditjen e trishtueshme të tërmetit të pjesës jugore të Turqisë, me këtë u shpreh solidarizim dhe përkrahje në këto momente të vështira, posaçërisht për të gjithë ata që humbën jetën, për të lënduarit dhe familjet e tyre.
Reisul Ulema në të njejtën kohë informoi Ambasadorin turk edhe për angazhimin e madh të BFI e RMV dhe të gjithë faktorëve të saj në akcionet e saja për të ndihmuar popullatën turke në këto momente të vështira.
Z. Hasan Mehmet Sekizkok shprehu falënderimet e tij për ngushëllimet dhe në të njejtën kohë falënderoi Reisul Ulemanë për angazhimin e BFI e RMV në ofrimin e ndihmës për popullin turk në këto monente të vështira.
Reisul Ulema edhe njiherë bëri lutje Allhaut Fuqiplotë atyre që humbën jetën t’ju falë Xhennetin e amshueshëm, tē lënduarëve t’ju jep shërim të shpejtë, ndërsa familjeve durim të paluhatshëm.

Comments are closed.