[:al]
Shkup, 12 shkurt – Ditë më parë, Kryemyftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, H. Naim ef. Tërnava, përjetoi tragjedi të rëndë familjare, duke humbur vëllain e vet. Ndaj dhe sot, në Prihtinë ka qëndruar Reisul Ulema i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi, i shoqërar nga të gjith myftinjtë e Myftinive të BFI në RM si dhe nga drejtori i Medresesë dhe nga dekani i FSHI-së.
Me këtë rast, Kryetari i BFI-së, efendi Rexhepi homologut të vet kosovar, në emër të Institucionit tonë si dhe në emër të të gjithë myslimanëve të Maqedonisë, i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta, duke uruar që mehrumin Zoti Mëshirëplotë ta shpërblejë me të gjitha të mirat e Tj ndërsa familjarëve t’ua shtojë durimin dhe t’ua lehtësosë dhembjen.
Kryemyftiu i BIK-ut, duke iu falënderuar delegacionit nga Maqedonia në emër të familjes Tërnava ka uruar që të gjitha takimet e nërsjellja, madje edhe si kjo e fundit, të shërbejnë për përforëcimin e bashkëpunimit vëllazëror, përmes hedhjes së ideve dhe shpalosjes së debateve që do të jenë në funksion të kauzës gjithëkombëtare, përfshirë këtu edhe interesin fetar islam.
[:]
Comments are closed.