REISUL ULEMA URON NISMË TË MBARË HAXHINJËVE TË SIVJEMË TË BFI E RMV.

REISUL ULEMA URON NISMË TË MBARË HAXHINJËVE TË SIVJEMË TË BFI E RMV.
Sot më 15.06.2023 filloi shkuarja e haxhinjëve të Bashkësisë fetare islame të Maqedonisë së Veriut për në vendet e shenjta për kryerjen e Kushtit të Pestë islam – Haxhit. Nisja u bë në mënyrën më të mirë dhe më precize.
Sipas programit të Komisionit qëndror të Haxhit 2023 të BFI të parët udhëtojnë haxhinjtë e Myftinisë së Tetovës – aeroplani i parë.
Reisul Ulema H.Hfz. Shaqir ef. Fetai shprehi urime të përzemërta të gjithë haxhinjëve dhe uroj nismën e mbarë të grupit të parë nga Myftinia e Tetovës.
Njiherit shpreh mirënjohje komisionit republikan si dhe komisioneve lokale për përgatitjen e të gjithë dokumentacionit të paraparë për udhëtim të rehatshëm, mirënhohje për pritje dhe menaxhimit nga ana e stafit udhëheqës të Aeroportit ndërkombëtar të Shkupit, ndërsa Qeverisë dhe Ministrisë së punëve të brendshme mirënjohje për heqjen e vizave dalëse, që ishte një lehtësim shumë i madhë për BFI e RMV dhe Muftinitë e saja.
Gjithësej nga BFI numri i sivjemë është 2030 haxhinjë dhe do të udhëtojnë në vendet e shenjta me 11 aeroplanë.
Urime dhe Zoti i bekoftë.

Comments are closed.