Reisul Ulema uron Ambasadorin Francës për Ditën Kombëtare

 

Me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës Franceze, të mërkurën më 14 Korrik 2021, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në Ambasadën e Republikës së Francës realizoi një takim me Ambasadorin Francez, Ekselencën e tij z. Siril Bomgartner, të cilit ia uroi festën kombëtare të popullit Francez, duke i dëshiruar gjitha të mirat, Atij dhe kombit të tij gjatë kësaj festë nacionale.

Gjatë takimit Reisul Ulema e Falënderoi ekselencën e Tij, për mbështetjen dhe përkrahjen që vendi i tij ia jep vendit tonë duke qenë një partnere dashamirëse, e sinqertë dhe miqësore në hapërimin drejt rrugës së integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian.

 

Comments are closed.