REISUL ULEMA U PRIT NGA AMBASADORI I RMV NË KATAR Z. SHABAN JASHARI
Të hënën më 27.02.2023, delegacioni i BFI i RMV, i udhëhequr nga Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef Fetai, i cili qëndron në Doha të Katarit si musafir i Ministrit të vakufit, u pritën edhe nga Ambasadori i RMV në Doha të Katarit Z. Shaban Jashari.
Ishte një pritje e ngrohtë vëllazërore ku Delegacioni i BFI dhe Ambasadori Jashari biseduan për zhvillimet e Shtetit të Katarit në të gjitha sferst e jetës. Ambasadori e falënderoi Reisul Ulemanë për vizitën dhe shprehu gatishmëriinë që të jetë nē shërbim të shoqërisë sonë në veçanti të BFI e RMV.
Edhe Reisul Ulema i shprehi mirënjohje për kontributin e tij në sferën e diplomacisë si dhe në sfera të ndryshme.
Përndryshe ambasadori Z. Shaban Jasharu rrjedh nga një familje me taban kombëtar, fetar dhe njerëzor i inspiruar nga babai i tij, hoxha i mirënjohur nga Kumanova H. Ejup ef. Jashari.
Delegacioni i BFI e uruan Ambasadorin dhe i dëshiruan punë të mbarë. Allahu f.p. e bekoftë me të mirat e Tij.
Comments are closed.