REISUL ULEMA TAKON MR. SABAHUDIN EF. MAHMUDIN
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islamen në RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të hënën më 21.06.2021, priti në selinë e Rijasetit Mr. Sabahudin ef. Mahmudin, njërin ndër themeluesit e Shkollës së Mesme Islame “Medreseja Isa Beu” në Shkup, Drejtor shumëvjeçar i saj, mësimdhënës në te dhe aktivist i mirënjohur i jetës fetare, shkencore dhe më gjerë.
Në këtë takim u bisedua për rrjedhat e kohës, në veçanti të atyre fetaro-islame në vend dhe më gjerë dhe u këmbyen përvoja të ndërsjella. Bashkëbiseduesit përkujtuan edhe vitet si kolegë ne Medresenë Isa Beu.
Në shenjë respekti dhe mirënjohje Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, mysafirit të respektuar i dhuroi botimin e ri të BFI “Multeka ebhur”.
Next Post
Comments are closed.