Reisul Ulema takon imamet e diasporës

Shkup, 4 gusht – Dje, në lokalet e Medresesë Isa Beu të Shkupit, Reisul Ulema i BFI-së realizoi një takim të përzemërt me një numër të konsiderueshëm imamësh e përfaqësuesish të xhamive tona që funksionojnën nëpër kryeqendra të ndryshme të shteteve evropiane. Me këtë rast, Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, imamët si dhe përfaqësusit e ndryshëm të xhamive tona në diasporë u foli gjërësisht mbi sutuatën dhe gjendjen e përgjithshme në shtet dhe në mesin e shoqërisë sonë.

Nga ana e tyre, imamët dhe përfaqësuesit e tjerë, secili veç eveç, shprehën problemet e tyre si dhe nevojat e xhematit në diasporë. Emërues i përbashkëet ishte nevoja e shpeshtimit të takimeve si dhe e kordinimit dhe bashkërendimit të projekteve dhe programeve fetare me qëllim që edhe diaspora të jetë e përfshirë njësoj si xhematet e këtushëm në aktivitetet institucionale që i ndërmerr dhe që i orgtanizon BFI.

Në fund, u arrit një dakordësi që, Rijaseti i BFI-së të shtohete dhe me përfaqësues nga diaspora, kështu që, së shpejti, në përbërjen e Rijasetit do të ketë edhe përfaqësues nga xhemati ynë në Gjermani, në Austri, në Zvicër, në Itali si dhe në Shtetet Skandinave.

1 2 3

Comments are closed.