REISUL ULEMA TAKON AKTIVISTIN E MADH NGA MUNIHU

Të hënën më 21.06.2021, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islamen në RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai priti në një takim miqësor Haxhi Lutfi Osmanin, i shoqëruar nga nipi i tij, z. Omer Osmani.
Në këtë takim, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai shprehu kënaqësinë e madhe për këtë vizitë nga Haxhi Lutfiu, i cili është aktivist i madh i zhvillimeve fetare islame në Munih të Gjermanisë dhe person kyç i bashkimit të shqiptarëve dhe themelues i shumë qendrave islame. Haxhi Lutfi Osmani vazhdon punën e palodhshme edhe sot e kësaj dite në shërbim të islamit. Përndryshe ai është vëllai i z. Qufli Osmanit – Përgjegjës i Administratës të BFI. Në fund të takimit Reisul Ulema i dëshiroi shëndet dhe jetë gjatë Haxhi Lutfiut.

Comments are closed.