Reisul Ulema takoi u.d. Ambasadorin e Kosovës

Të martën, më 27.07.2021, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai priti në takim zyrtar z. Prindon Sadriu u.d. Ambasador i Republikës të Kosovës në Shkup. Në këtë takim, Reisul Ulemanë e shoqëronte Sekretari i Përgjithshëm i BFI H. Irsal ef. Jakupi dhe Shefi i Kabinetit Abdilkerim ef. Iseni, ndërsa ekselencën e tij e shoqëronte Dr. Nazmi Maliqi.
Fillimisht Reisul Ulemaja mysafirëve të respektuar u dëshiroi mirëseardhje, shëndet dhe suksese në punë, ndërsa më pas, në një atmosferë vëllazërore, u diskutua për shumë çështje që tangojnë BFI dhe Ambasadën e Kosovës në Shkup.
Temë kryesore në takim ishte kthjellimi i bashkëpunit të mirëfilltë në sfera të ndryshme, sidomos me atë të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe me institucione tjera relevante.
Z. Prindon Sadriu e informoi Reisul Ulemanë me rrjedhat në Republikën e Kosovës si dhe për mundësitë e reja për bashkëpunim mes dy institucioneve në të ardhmen.
Nga ana e tij, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai premtoi se BFI do të jetë gjithmonë dyer hapur për bashkëpunim kudo dhe për çka do që të jetë nevoja.
Përndryshe, z. Prindon Sadriu është bashkëshort i Presidentes të Kosovës znj. Vjosa Osmani dhe është diplomat karriere në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës. Ai në pozitën e zëvendës – shefit të misionit të Kosovës në Maqedoni u emërua në korrik të vitit 2019, me gradën e Ministrit në shërbim diplomatik të Kosovës.

Comments are closed.