REISUL ULEMA TAKOHET ME KOORDINATORIN E TIKA-s

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Sekretari Gjeneral i BFI H. Irsal ef. Jakupi, e pritën në vizitë pune Koordinatorin e TIKA-s për Maqedoni, z. pune Drejtorin e TIKA për Maqedoni, z. Halim Omet Sogut, bashkë me stafin e tij.
Fillimisht Koordinatori i organizatës turke TIKA, z. Halim Omet Sogut i raportoi Kryetarit të BFI Reisul Ulamsë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai mbi mbarëvajtjen e punëve që janë në realizim e sipër, e më pas, gjatë takimit u diskutua edhe mbi aktivitetet e përbashkëta mes BFI dhe TIKA-s për Maqedoni si dhe u shoshitën dhe analizuan detajisht mundësitë reale për ta zgjeruar këtë bashkëpunim edhe në sferat që janë në interes për BFI.
Reiausl Ulema u falënderua në emër të BFI për kontributin e dhënë duke u dëshiruar mbarësi dhe sukses në veprimtarinë e mëtejme që do ta realizojë TIKA.

Comments are closed.