Reisul Ulema Sulejman ef. Rexhepi ia uroi fitoren Presidentit Obama

Të mërkurën më datë 07 Nëntor 2012, Kryetari I Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, në një telegram urimi përgëzoi Presidentin e ShBA-vë z. Barack Obama për fitoren dhe rizgjedhjen e tij si President I 44 I Shteteve të Bashkuara të Amrikës.
Me këtë rast, Reisul Ulema ef. Rexhepi e quajti Presidentin Amerikan simbol te Lirisë, të barazimit mes njerëzve dhe simbol të nivelit më të artë të demokracisë.
Më poshtë po ju përcjellim letrën e plotë që Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi që ia dërgoi Presidentit Obama, nëpërmjet përfaqësisë amerikane në Shkup, Ambasadorit Paul Uolers
I nderuari Ambassador Uohlers
Më lejoni që tu shpreh kënaqësinë time të përzemërt në emër të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni dhe në emrin tim personal, për fitoren dhe rizgjedhjen e Presidentit Barack Obama në postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Bazuar në rezultatin e zgjedhjeve dhe mënyrën e realizimit të tyre, amerikanët edhe një herë dëshmuan nivelin e lartë të demokracisë, me çrast i vulosën të gjitha bindjet e Botës se Presidenti Obama është dhe do të mbetet simbol i barazisë mes njerëzve, simbol i lirisë dhe simbol i demokracisë. Zoti e bekoftë Amerikën me në krye Presidentin Obama.
Me respekt
Reisul Ulema
H. Sulejman ef. Rexhepi

Comments are closed.