Reisul Ulema shtroi iftarin tradicional

Reisul Ulema shtroi iftarin tradicional

Me rastin e Muajit të agjërimit, si çdo vit, edhe kësaj radhe Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, shtroi iftarin tradicional, “sofrën e përbashkët”, në të cilën morën pjesë përfaqësues të ndryshëm të jetës politike, liderë partish, ministra, deputetë, përfaqësues të pushtetit lokal, përfaqësues të korit diplomatik në vend, përfaqësues të botës akademike, të mediave, të shoqërisë civile, myfti dhe nëpunës të Bashkësisë Fetare Islam.
Me këtë rast, efendi Rexhepi pas i falënderoi mysafirët, duke shprehur respekt për të gjitha sakrificat që i bëjnë myslimanët përgjatë Muajit të Bekuar, shprehu mirënjohje të thellë edhe për të gjithë ata që e nderuan këtë iftar të përbashkët. Duke nënvizuar se ky tubim ka karakterin e dëshmimit dhe përforëcimit të bashkëpunimit të vazhdueshëm, Reisul Ulema do të theksojë: “Filozofia e një iftari të këtillë nuk është vetëm një takim formal gjithëpërfshirës, nuk është vetëm, thjesht, ngrënie e një vakti në një kohë të caktuar! Mbi të gjitha, ky takim ka kuptimin e demonstrimit të unitetit të përgjithshëm, unitet ky që reflekon respekt, dashuri, mirëqenie. Zaten, takimet e këtilla, ndonëse pa fjalë, përçojnë mesazhe kuptimplote se këtu ka jetë, ka koherencë dhe ka paqe në një kornizë ku divergjencat kulturore e fetare i japin kuptim pamjes që paraqet realitetin tone”, tha efendi Rexhepi gjatë përshëndetjes që ia drejtoi këtij auditoriumi të gjërë e të respektuar.
13499875_591074361054687_60612476_o - Copy

13517749_591074327721357_1482140018_o

13517927_591074331054690_1038732215_o

13518256_591074594387997_341443959_o - Copy

13523884_591074467721343_173713125_o - Copy

13524229_591079024387554_1705778313_o

13548989_591074544388002_504755359_o

13549307_591079214387535_860844414_o

13556050_591074534388003_1309842584_o

13569910_591395364355920_2119915245_o

13569968_591079167720873_1941441155_o - Copy

13570216_591394437689346_876691232_o - Copy

Comments are closed.