[:al]Reisul Ulema shtroi iftar për bashkëpunëtorët e vet[:]

[:al]Tashmë është bërë traditë që, gjatë muajit të Ramazanit, Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, të shtrojë iftar për bashkëpunëtorët e vet.

Me këtë rast, efendi Rexhpi, në prag të iftarit, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë darkë dhe në këtë takim shumë të ngrohtë i cili mund të shfrytëzohet për një rekapitulim të të arriturave tona nga Ramazani në Ramazan. Natyrisht, janë shhpalosur edhe projektet që na presin për t’u realizuar pëgjatë këtij vitit.

Nën freskinë e ujit të donatorit “Kozhuvçanka”, dhe nën tingujt e ilahive të bukura, ka filluar iftari duke i uruar njëri tjetrit që Zoti të na e ket pranuar këtë agjërim dhe ibadetet e ditës.

[:]

Comments are closed.