REISUL ULEMA PRITI PROFESORËT DHE NXËNËSIT E MEDRESESË SË LUGINËS SË PRESHEVËS

Të shtunën më 05.06.2021, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në selinë e Rijasetit të BFI, priti në një vizitë miqësore stafin drejtues dhe edukativo arsimor të Medresesë së Luginës të Preshevës, bashkë me nxënësit e kësaj Medreseje.
Fillimisht Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai u dëshiroi mirëseardhje në Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut të gjithë mysafirëve nga Lugina e Preshevës, e më pas, se bashku me stafin drejtues dhe stafin edukativo arsimor, përfshirë këtu Prof. Abdullah ef. Abdiu – Kryeimami i Bashkësisë Islame të Preshevës, Prof. Ismail ef. Halimi – Koordinator i Medresesë së Luginës së Preshevës, Prof. Bejtullah ef. Veseli – Sekretar i Medresesë së Luginës së Preshevës, e tjerë, patën një bisedë vëllazërore, me ç’rast biseduan për problemet dhe shkëmbyen eksperiencat e përbashkëta në drejtimin e Medreseve.
Në këtë takim, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, shoqërohej nga Drejtori i Medresesë Isa Beu Prof. Ibrahim ef. Idrizi, Shefi i Kabinetit Evzal ef. Sinani, Drejtori i Sektorit për Kulturë dhe Shkencë, Musanif ef. Rufati, Kryetari i Shoqatës së Ulemave Rexhep ef. Ziberi, Udhëheqësi i Sektorit për Marrëdhënie me Mediumet (PR) Agron Vojnika, e stafi shoqërues i kabinetit të Reisul Ulemasë.
Në shenjë kujtimi për këtë vizitë, Reisul Ulemaja u dhuroi të gjithë mysafirëve nga një kopje të Kuranit Fisnik dhe literaturë të shtypur nga Bashkësia Fetare Islame.
Pas një mëngjesi modest, të cilën e shtroi Kryetari i BFI për stafin dhe nxënësit e Medresesë, ai mbajti një fjalim përshëndetës dhe një këshillë fetare, me ç’rast foli për rëndësinë e Medreseve si ruajtës të traditës dhe moralit tonë fetar, që në të njëjtën kohë vlerësohen si një nga pasuritë tona kombëtare dhe amanet për brezat e ardhshëm. Pas ligjëratës, nxënësit kishim mundësi që t’i drejtojnë pyetje drejtpërdrejt Reisul Ulemasë.
Fjalimin e plotë të Reisul Ulemasë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai drejtuar nxënësve të Medresesë së Luginës së Preshevës, mund ta ndiqni në linkun:
Më pas, të gjithë bënë një fotografi të përbashkët para selisë së Bashkësisë Fetare Islame, prej ku edhe u përcollën mysafirët për në destinacionin e tyre të radhës.

Comments are closed.