[:al]Shkup, 19 nëntor – Reisul Ulema i BFI në RM, H. Sulejman ef. Rexhepi, sot në hapësirat e Fakultetit të Shkencave Islame, ka pritur mysafirin e lartë nga Turqia, zv/kryeytarin e Dijanetit të Vakëfit të Republikës së Turqisë, z. Iljas Serenli, i cili, nga nikoqiri i vet në mënyrë të hollësishme është njohtuar me mënyrën e organizimit të jetës fetare islame që zhvillohet përmes BFI-së dhe organve e institucineve të saj. Në vazhdim Kryetari i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi bisedën e ka fokusuar në projektet që janë ndërmarrur dhe që janë në vëjimësi nga ana e Drejtorisë së Vakëfit të Turqisë. Efendi Rexhpi ka shprehur falënderime të përzemërta si dhe respekt për tërë këtë kontribut material që e ka dhënë dhe po e jep kjo Drejtori. Nga ana e vet, z. Serenli ka falënderuar efendi Rexhepin për këtë mikëpritje të ngrohtë si dhe për informacionin e detajuar që ka prezantuar gjatë këtij takimi, i cili, pa dyshi që ka shtuar shpresat për një bashkëpunim edhe më të ngushtë dhe më intensiv në mes të dy Institucioneve më të larta fetare islame të vendeve respektive.
[maxgallery id=”10338″]
[:]
Comments are closed.