REISUL ULEMA PRITI NË VIZITË TË BFI KRYEMYFTIUN NAIM TËRNAVA

Të mërkurën më 15.02.2023, Kryetari i Bashkêsisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, priti Kryetarin e Bashkësisë islame të Kosovës Kryemyftiun Naim ef Tërnavën me bashkpuntorët e tij.
Reisul Ulema e falënderoi Kryemyftiun e Kosovës për këtë vizitë vëllazërore qê dëshmon në bashkëpunimin e ngushtë tē dy bashkësive islame në projekte të përbashkëta me qëllim të ngritjes së vetëdijes së prezentimit të Islamit, zgjidhjen e çështjeve të ndryshme, pastaj përpjekja e formimit të kushteve, zhvillimin e suksesshëm tē vletave fetare.
Nga ana e tij, Kryemyftiu Tërnava falënderoi Reisul Ulemanë për pritjen vëllazërore dhe theksoi se takimet e këtilla dëshmojnë në bashkëpunimin e thuktë të dy bashkësive, vazhdimin e projekteve të përbashkëta, vazhdimësinë e veprimit për të zbutur migrimin e popullatës që paraqet një plagë të rëndë të kombit dhe shumë çështje tjera.
Njiherit shprehën dhimbjen dhe shqetësimin e madh për situtaën në Turqi dhe Siri me rastin e tërmetit që i tronditi dy vendet.
Të dy krerët e Bashkësive islame edhe njiherë vendosën që ky bashkpunim të vazhdojë në nivele të ndryshme për të mirën e besimtarëve dhe vendeve në përgjithësi.

Comments are closed.