[:al]Reisul Ulema priti në takim kordinatorin e ri të TIKA-s[:]

[:al]Sot, Bashkësia Fetare Islame në RM është vizituar nga kordinatori i ri i TIKA-s,  z. Ayetekin Ayden, i cili u prit ngrohtësisht nga Reisul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi.

Fillimisht Reisul Ulema dha një letërnjoftim për BFI për, projektet që janë realizuar në bashgkëpunim me TIUKA-n si dhe foli për projektet që janë në realizim e sipër, duke shpalosur ide edhe për projekte të tjera.Ayden duke falënderuar për mikëpritjen e ngrohtë u shpreh se ndjehet i plotësuar nga informacionet mbi Bashkësinë Fetare Islame si dhe mbi punët që janë bërë e që do të behen. Uroi për thellim dhe intensifikim të bashkëpunimit. Kordinatori i TIKA-s ka premtuar se projektet që janë në proces e sipër do të kryhen në afat, madje edhe do të përshpejtohen me qëllim që t’u rrekemi punëve për projektet që na presin.[:]

Comments are closed.