[:al]Shkup, 12 shkurt – Vazhdojnë përurimet e Reisul Ulemasë me rastin e dekorimit të tij me Titullin “Kalorësi i Urdhërit të Skënderbeut”, akorduar nga ana e Presidentit shqiptar, z. Ilir Metës. Sot, në Bashkësisë Fetare Islame qëndroi edhe Kryetari i Unionit të Qendrave Islame Shqiptare në Gjermani, Mensur ef. Halili, i cili, në emër të myslimanëve nga Maqedonia që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani, i shprehu efendi Rexhepit përgëzimet më të sinqerta për këtë dekoratë e cila është kurorë e të gjitha sukseseve të arritura të H. Sulejman ef. Rexhepit përgjatë karrierës së tij në krye të BFI në RM.
Kurse, nga ana e vet, Kryetari i BFI-së vlerësoi lartë angazhimin dhe kontributin e efendi Halilit që po e jep në organizimin e jetës fetare dhe kombëtare në mesin e diasporës sonë në Gjermani. Në shenjë rspekti efendi Rexhepi i ndau mirënjohje Mensur ef. Halilit si dhe një komplet të verpave të veta “Për fe dhe atdhe”.
Po ashtu, sot, Reisul Ulema u vizitua dhe u përgëzua për dekoratën “Kalorësi i Urdhërit të Skënderbeut” edhe nga afaristi i njohur shqiptar, z. Feriz Dervishi.
[maxgallery id=”8401″][:]
Comments are closed.