[:al]Reisul Ulema priti Konsullin e Ambasadës së Arabisë Saudite në Tiranë[:]

[:al]

Shkup, 27 nëntor – Sot, Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, ka pritur për një vizitë zyrtare z. Hatim Alsaadi, Konsullin e Ambasadës së Arabisë Saudite në Tiranës, e cila në çështjet konsullare dhe diplomatike e mbulon edhe territorin e Maqedonisë dhe të Kosovës.
Me këtë rast, efendi Rexhepi diplomatin arab e ka njohtuar me orgtanizimin institucional të jetës fetare islame te ne, me organet dhe institucionet edukativo-arsimore që janë bartës të kësaj jete si dhe nxitës të proceseve për një jetë sa më të mirë e të begatë për mbarë shoqërinë e vendit e në veçanti për myslimanët.
Diplomati arab ka falënderuar përzemërsisht Reisul Ulemanë për informacionin e thuktë mbi islamin si dhe Institucionin përgjegjës për zhvillimin e jetës fetare islame në Maqedoni dhe, veçanërisht është shprehur shumë i kënaqur me angazhimin, si të strukturave të BFI-së ashtu edhe të popullatës myslimane të vendit për një perspektivë sa më të mirë dhe të lumtur për të gjithë.
Të dy palët kanë rënë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit në mes të BFI-së dhe institucioneve simotra të Arabisë Saudite. Me këtë rast, efendi Rexhepi, në shenjë respekti për ndihmesën që Ambasada Arabe në Tiranë ofron për myslimanët e Maqedonisë, mysafirit të lartë Konsullit z. Hatim Hasaadi, ia dhuroi Emblemën e BFI-së.

[maxgallery id=”7882″]

[:]

Comments are closed.