Reisul Ulema priti Atasheun turk, z. Murat Alkan

Reisul Ulema priti Atasheun turk, z. Murat Alkan

Në selinë e Rijasetit të BFI-së ngrohtësisht u prit nga Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, z. Murat Alkan, Atashe i posa emëruar për çështje fetare pranë Ambasadës Turke në Shkup. Që në fillim të takimit theksi u vu në bashkëpunimin permanent dhe shumë të ngushtë në mes të BFI-së dhe Ambasadës së R. të Turqisë. Me këtë rast u nënvizuan një sërë kontributesh e suksesesh të arritura falë këtij bashkëpunimi vëllazëror.

Meqë mysafiri i nderuar realizoi vizitën e parë në BFI, ai në mënyrë të drejtpërdrejtë u njohtua nga ana e efendi Rexhepit lidhur me historikun e BFI-së, lidhur me problemet dhe nevojat me të cilat përballen organet, institucionet e BFI-së si dhe mbarë popullata myslimane e vendit. Në fund u shpreh nevoja dhe gatishmëria për një bashkëpunim edhe më të thellë dhe më intensiv në mes të ambasadës turke, Institucioneve simotra të Turqisë si dhe BFI në RM.
atashe

atashe-jpg-1
03.01.2016
Shkup

Comments are closed.