REISUL ULEMA PREZENTOI NË EKSPOZENË E PRESIDENTIT GJERMAN Z. SHTAJNMAER NË PARLAMENTIN E RMV

Të martën më 29.11.2022 me ftesë tē Parlamentit të RMV, Reisul Ulema i BFI e RMV H. Hfz. Shaqir ef. Fetai mori pjesë në ekspozenë e Presidentit të Gjermanisë Z. Frank- Walter ShtajNmaer i cili viziton RMV gjatë itë cilës vizitë pati takime tē ndryshme me personalitete udhëheqëse të vendit.
Në paraqitjen e tij ai në mes tjerash deklaroi se Gjermania dhe populli gjerman mbështesin integrimin e RMV-së në BE, por duhet të vazhdohet me reformat të cilat janë kusht për hyrje në famijen Evropiane.
Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Shtajnmaer deklaroi në Shkup se Gjermania mbështet fuqishëm integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, por përkujtoi në realizimin e reformave të brendshme, sepse RMV-ja është pjesë e Evropës dhe anëtarësimi i saj do ta pasurojë edhe më tepër BE-në. Ai gjithashtu foli edhe për luftën në Ukrainë, në qendër të Evropës dhe se në këtë kohë duhet të qëndrojmë pranë njëri tjetri të bashkuar kundër agresionit rus në Ukrainë.

Comments are closed.