[:al]Reisul Ulema përuron Hotelin “Merkur” të Renovës[:]

[:al]RENOVA, një ndër firmat më të fuqishme shqiptare, e cila bisnesin e vet e ka shtrirë edhe përtej kufijve të Maqedonisë, në qendër të Tetovës ka përuruar edhe një prej hoteleve më reprezentativ në vendin tonë. Në këtë event, në mesin e më shumë personaliteteve nga sferat e ndryshme, mori pjesë edhe Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili, në fjalën e vet theksoi se Renova sot njihet si prodhuese gjigante e materialeve përkatëse për ndërtimtari, e cila, në gjirin e vet ka me qindra punëtorë që mbajnë familje e shtëpi. “Pa dyshim, Renovën sote njohim edhe si donatore përmes stipendive për shumë nxënës e studentë; Renova njiht si sponsorizuese e shumë eventeve dhe aktiviteteve të ndryshme kulturore, arsimore, fetare. Ka lehtësuar shumë familje e individë që kanë pasur ëndërr të përfundojnë studimet e tyre. Renova, pa dyshim që, me donimet e veta, ka gëzuar shumë jetimë, shumë familje të varfëra, shumë bonjakë e skamnorë. Ndjej obligim moral që këtu, me këtë rast, para të gjithë juve, të deklaroj, madje edhe ta falënderoj me shpirt, për kontributin e dhënë edhe në sferën e zhvilimit të jetës fetare islame në vend. Kontributi i Renovës për Medresetë tona është shumë i vlerësuar. Por, pse po i përmend këto vepra e kontribut të Renovës, ndërkohë që udheheqësit e kësaj firme nuk e kanë fort për zemër lavdërimin por punën dhe suksesin!

[maxgallery id=”8975”][:]

Comments are closed.