[:al]Reisul Ulema ngushëllon familjen Ademi[:]

[:al]Shkup, 19, shkurt – Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, në krye të delegacionit të përbërë nga Sekretari general i BFI-së, Myftiu i Tetovës, i Gostivarit, nga kryetari i OH “Hilal”, nga kryetari i Shoqatës “Ilmije”, ka vizituar familjen e ish-zv.kryeministrit të Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, për t’ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta me rastin e humbjës së bababit, vëllait, birit të tyre.
Me këtë rast, Reisul Ulema duke vlerësuar lartë figurën politike dhe kombëtare të të ndjerit Abdialqim Ademi, duke evokuar kujtime nga takimet shumë të rëndësishme për kombin tonë por edhe për BFI-në, ka nënvizuar se Institucioni i BFI-së ka humbur një përkrahës të denjë, një kontribues të flaktë në tejkalimin e problemeve që ka pasur ky Institucion në raport me institucionet e ndryshme shtetërore. Abdilaqim Ademi, si minister i arsimit ishte i pari që lejoi dhe që e nënshkroi akreditimin e Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup. Më tej, efendi Rexhepi ka shprehur keqardhje për humbjen e një figure shumë të rëndësishme politike i ciuli ka lënë gjurmë suksesi në çdo pore të jetës kombëtare në Maqedoni dhe më gjërë.
Në fund efendi Rexhepi ka lutur Allahut Mëshirëplotë që mehrumin ta shërblejë me shpërblimet e Tij të pakufishme kurse familjes së të ndjerit t’ua shtojë durimin dhe t’ua lehtësojë sa më shumë dhimbjen për humbjen e më të dashurit të tyre.

[maxgallery id=”8426″][:]

Comments are closed.