[:al]Reisul Ulema ngushëlloi familjen Abdiu dhe Samiu[:]

[:al]Ky fundmuaj ishte mjaft tronditës për dy familjet shqiptare në Maqedoni. Familja e Komandant Zogut, varrosi birin e tyre, Flamurin e vogël, i cili kohë më parë nuk arriti t’i përballojë një operacioni mjaft delikat. Kurse, sot, familja Abdiu varrosi të birin e tyre, të riun 16 vjeçar, i vrarë aksidentalisht në Danimarkë. Në varrimin e të riut, Servet Abdiu, që u bë në varrezat e fshatit Xhepçishtë, mori pjesë edhe Reisul Ulma i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, bashkë me Myftiun e Tetovës, dr. Qani Nesimin, i cili edhe e fali namazin e xhenazes. Me këtë rast, familjarët dhe të pranishmit i luti efendi Rexhepi që të jenë të durueshëm dhe ta kontrollojnë sa të munden dhimbjen e tyre ng kjo humbje kaq tragjke. “Çdo gjë që lind edhe vdes, duke u kthyer te Krijuesi ynë dhe i gjithësisë. Neve nuk na mbetet gjë përveçse familjarëve t’i shprehim ngushëllime, t’i lusim që ta kontrollojnë dhimbjen, dhe të lutemi për mehrumin që Allahu xh.sh. ta shpërblejë me më të mirat e Tij” është shprehur H. Sulejman ef. Rexhepi. Më pastaj, Reisul Ulema i BFI-së, efendi Rexhepi, i shoqëruar edhe nga Myftiu dr. Qani ef. Nesimi, kanë vizituar edhe familjen Samiu, e cila, ditë më parë humbi të birin e tyre, djalin e Komandant Zogut, Flamurin, i cili ndërroi jetë ditë më parë pas një operacioni tejet të komplikuar.

[maxgallery id=”7545″]
[:]

Comments are closed.