REISUL ULEMA NËNSHKRUAJTI MARRËVESHJEN E HAXHIT ME MINISTRINË E HAXHIT NË AMBASADËN E ARABISË SAUDITE NË TIRANË

Të hënën, më 20.02.2023, Kryetari i BFI e RMV, Reisul Ulema H. Shaqir ef. Fetai u prit nga Ambasadori i Arabisë Saudite në Tiranë, z. Fejsal bin Gazi Hifdhi me të cilin nënshkroi marrëveshtjen në mes të Ministrisë së Haxhit të nënshkruar nga Ministri i Haxhit Dr. Teufik Er Rebiah dhe Bashkësisë Fetare Islame.
Marrëveshtja – Mahdari përcakton kuotën prej 2000 haxhinjëve. Në të perfshihen të gjitha rregullat dhe kushtet e organizmit të Haxhit 2023 – 1444 H.
Reisul Ulemanë në këtë udhëtim zyrtar e shoqëronin H. Abedin ef. Imeri, Mufti i Kumanovës, Mr. Salim ef. Sulejmani, Mufti i Strugës dhe H. Ismet ef. Ademi drejtor për mardhënie me Botën Arabe.
Reisul Ulema i BFI e RMV falënderoi Ambasadorin e Arabisë Saudite për pritjen vëllazërore dhe biseduan gjerësisht për shumë çështje dhe angazhime rreth bashkëpunimit në përgjithësi.

Comments are closed.