REISUL ULEMA NË TAKIMIN LAMTUMIRËS TË AMBASADORIT Dr. GEORG WOUTSAS

REISUL ULEMA NË TAKIMIN LAMTUMIRËS TË AMBASADORIT Dr. GEORG WOUTSAS
Më datën 25.07.2023 Reisul Ulema i BFI e RMV H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai, i shoqëruar nga Shefi i Kabinetit Dr. Abdulkerim Iseinin dhe Z. Agron Vojnika përgjegjës për marrëdhënie me publikun mori pjesë në takimin lamtumirës të Ambasadorit austriak Georg Woutsas i cili pas përfundimit të mandatit të ambasadorit të Austrisë në RMV emërohet në detyrë të re. Reisul Ulema falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e ngushtë dhe miqësor që ambasada e Austrisë ka me BFI-në si dhe vlerësoi lartë sugjerimet e Ambasadës së Austrisë , që njëkohësisht janë edhe përpjekje të BFIS-së për formimin e ambientit paqësor për marrëdhënie të mirëfillta në mes njerëzve dhe popujve në këtë nënqiell dhe ngritjen e vetëdijes dhe angazhimin e të gjithë faktorëve në rrugën e eurointegrimit. Reisul Ulema ambasadorit Woutsas i dëshiroi shëndet të mirë dhe suksese në detyrën e re.

Comments are closed.