[:al]Reisul Ulema në pritje të organizuar nga ambasadori shqiptar me rastin e 28 Nëntori, Pavarësisë së Shqipërisë[:]

[:al]Shkup, 26 nëntor – Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, z. Fatos Reka, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, ka organizuar pritje të personaliteteve të vendit si dhe përfaqësues të korit diplomatik. Në këtë event kombëtar ishte edhe Reisul Ulema i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi i shoqëruar nga shefi i Kabinetit, Muzemil Osmani.

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Fatos Reka ka uruar gjithë shqiptarët në këtë festë madhështore duke nënvizuar se viti i sivjemë nga Qeveria Shqiptare është shpallur si Vit i Skënderbeut! Po ashtu, z. Ambasadort ka përkujtuar edhe rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë midis dy shteteve.

“28 Nëntori” ndryshe njihet edhe si “Dita e Flamurit”. Kjo ditë është e veçantë për shqiptarët në mbarë botën sepse në këtë datë të vitit 1912 u shpall Pavaresia e Shqiperisë nga Ismail Qemaili në Vlorë.

[maxgallery id=”10463″][:]

Comments are closed.