REISUL ULEMA NË MBLEDHJEN E RREGULLT TË MEDRESESË “ISA BEU”
Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai i shoqëruar nga drejtori i sektorit për kulturë dhe shkencë, Musanif Ef. Rufati, drejtori i sektorit fetarë-arsimor, Mr. Fejzulla Ef. Sadiki dhe drejtori i informacionit dhe publikimeve, Fidush Ef. Ibraimi morën pjesë në mbledhjen e rregullt raportuese për fundin e vitit shkollorë 2022/2023 në Medresenë “Isa Beu” në Shkup, të profesorëve dhe profesoreshave të Medresesë “Isa Beu” qendër, paraleles së shtrirë në Shtip, dhe Medreseve për vajza në Shkup, Tetovë dhe Gostivar. Mbledhjen e hapi drejtori i përgjithshëm i Medresesë “Isa Beu”, Dr. Islam Islami i cili pasi shpalosi pikat e rendit të ditës i përshëndeti të pranishmit dhe ftoi Reisul Ulemanë për fjalë rasti. Reisul Ulema tha se jemi këtu në mesin tuaj sepse ky është obligimi jonë, dhe është nder të jesh në mesin e profesorëve dhe profesoreshave të Medresesë, sepse Medreseja e meriton një gjë të tillë sepse është vatra e dijes dhe vendi ku nxënësit tonë pajisen me dije islame dhe moral, komponentë të nevojshëm për të qenë në hap me kohën. Reisi shtoi se Medreseja është si anija që lundron në valët e trazuara të detit të kohës në të cilën jetojmë, prandaj ju duhet të jeni ata që kësaj anije do i jepni drejtimin e duhur. Duhet të përqendrohemi në profesionalizëm dhe jo në formalizëm. Numri i nxënësve të paraqitur për regjistrim në Medrese, shtoi Reisi, na jep fuqi në luftën tonë për akreditimin e Medresesë. Në fund Resul Ulema falënderoi profesorët dhe profesoreshat për rezultatet e arritura dhe nxiti që me sfidat e kohës të përballen me seriozitet dhe profesionalizëm dhe uroi që viti tjetër shkollor të jetë edhe më i suksesshëm.
Comments are closed.