Reisul Ulema në Konferencë ndërkombëtare në Moskë

]Reisul Ulema i BFI, h. Sulejman ef. Rexhepi po merr pjesë në Konferencën ndërkombëtare të cilën në Moskë po e organizon Liga Islame, me temën “Islami mesazh I paqes dhe i mëshirës”.
Në Konferencën e cila do të zhvillohet në ambientet e hotelit të njohur “President” , Reisul Ulema pati një takim shumë të frytshëm me Myftiun e Egjiptit, Dr. Sheuki Ibrahim, me ç rast u bisedua për një sërë çështjesh të rëndësishme që po e përcjellin momentin aktual të muslimanëve nëpër botë. Të dy liderët fetarë gjithashtu trajtuan edhe çështje që kanë të bëjnë me funksionimin dhe aktivitetet e BFI në RMV dhe me gjendjen e musilanëve të rajonit.
Konferenca “Islami mesazh i paqes dhe i mëshirës” do të vazhdon me punë në kryeqytetin e Çecenisë, Grozni, ku Reisul Ulema i BFI do të ketë takime të tjera me personalitete nga bota Islame.
Në këtë Konferencë, Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi shoqërohet nga Ismet ef. Ademi.

Comments are closed.