Reisul Ulema në hapjen e xhamisë së re në Trojsdorf të Gjermanisë

Të premten më 30.09.2022, Kryetari I BFI e RMV Reisul H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, udhëton me ftesë të Kryesisë së Qendrës islamike “Ebu Hanife” në Trojsdorf të Gjermanisë me rastin e hapjes solemne të Xhamisë së Re më o1.10.2022 i shoqëruar nga Dr. Selver Xhemaili, Drejtor për Diasporë dhe bashkpuntorë tjerë, H. Feisal ef Kadriu, Kryetar I Kuvendit të BFI, Prof Dr. Shaban Sulejmani, Dekan I FSHI dhe H. Fadil Ramadani, Kryetar I OH “Hilal” dhe shumë të tjerë.
Në këtë solemnitet Reisul Ulema do të ketë paraqitjen e tij para bahkatdhetarëve tanë, që janë nga të gjithë trojet tona si nga: Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe më gjërë. Qendra në fjalës është ndërtuar me vet mundin e bashkaadhetarëve tanë me punë në Gjermani.
Brenda mundësive Reisul Ulema me bashkpuntorë do vizitoj edhe xhemate tjera.

Comments are closed.