REISUL ULEMA NË GRUPIN E TË PËRZGHEDHURVE TË MINISTRIT VIZITOI QABEN DHE BRENDËSINË E SAJ

REISUL ULEMA NË GRUPIN E TË PËRZGHEDHURVE TË MINISTRIT VIZITOI QABEN DHE BRENDËSINË E SAJ.
Mbrëmë pas mesnate Reisul Ulema H. Hfz Shaqir ef. Fetai ishte i përzgjedhur i Ministrit Dr.Et Teufik Er-Rebiah në grupin nga delegaconet që marrin pjesë në Konferencë dhe patën rastin që të vizitojnë Qaben në brendësinë sajë si dhe drejtpërsëdrejti të shohin “Gurrin e zi” prej nga fillon kryerja e Tavafit. Ishte një ndjenjë e veçantë shpirtërore. – thot Reisi. Kur nuk kam përjetuar diçka të tillë në shpirtin tim. Sikur gjindesha në mesin e botês njerëzore të barabartë pa marrë parasyshë racën, ngjyrën, kombin, vendin, pozicionin ekonomik e politik. Qëndroja në vendin ku kanë vendos këmbët të zgjedhurit e Zotit, në veçanti Muhamedi- Paqa e Zotit qoftë mbi te, sikur të inspiron dhe të jep kahje jetës, familjes, kombit, vatanit, paqës, solidaritetit, respektit dhe gjithçka që është hyjnore. Aty sheh gjith botën, me specifikat, diversitetitin, natyrën, urtësitë, traditat, kulttrat, etj. Aty diçka e brendshme thell në shpirtë të lidh me dashurinë ndaj Zotiit, dhe sikur ti vet e ndjenë nevojën e lutjes për çdo kend, për ververen, familjen, kombin, njerëzimin, të mirēn, faljen nga Zoti, faljen për të tjerët dhe për gjithçka.
Faleminderit Ministrit të Ministrisë së Haxhit Ekselencës së tij Er-Rebiah për këtë dhuratë që na e ofroi.

Comments are closed.