REISUL ULEMA MORRI PJESĒ NË TAKIMIN KONSULTATIV PËR BASHKJETESË
Të enjten, më 09.03.2023 Reisul Ulema i BFI e RMV H. Hfz Shaqir Fetai mori pjesë në takimin për bashkjetesë i koordinuar nga Komisioni për marrëdhënie me bashkësitè fetare dhe grupet religjioze në krye me Drejtorin Darjan Sotirovski nē ” Aleksandar Palace”. Kryesisht takimi sipas marrëveshjeve u realizua në mes dy fakulteteve ai i Bogoslavisë dhe i FSHI ku morën pjesē Dekani i Fakultetit të Bogosllavisë dhe prodekani i FSHI Prof Dr. Muaz ef Agushi me dy mësimdhënës tē FSHI Prof Dr. Hasan Xhilo dhe Prof Dr. Muhamed Mustafa.
Në të njejtën kohë prezentuan studentë të dy fakulteteve fetare.
Këtë takim fjalë rasti patën dy Kryetarët e dy bashkësive fetare Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe ai KOM – Arkipeshkvi Z. Stefan. Të dy udhëheqësit fetar mbështetën takimin duke konstatuar se janë të nevojshme takimet e këtilla dhe se ato japin porosinë e miqēsisë, afërsisë, njohjes dhe bashkjetesës konform porosive të dy besimeve dhe bashkësive.
Comments are closed.