Reisul Ulema morri pjesë në pritjen që organizoi Ambasada e Republikës së Kosovës

Reisul Ulema morri pjesë në pritjen që organizoi Ambasada e Republikës së Kosovës

Me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, me ftesë të ambasadorit z. Gjergj Dedaj, Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi morri pjesë në pritjen në të cilën ishin të pranishëm personalitete të shquara nga jeta shoqërore, politike e kulturore, si edhe përfaqësues të korit diplomatik të akredituar në Maqedoni.
Reisul Ulema në këtë pritje të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup, shprehu kënaqësinë që Republika e Kosovës po shënon rritje dhe avancim në të gjitha segmentet e zhvillimit të vetë, duke dëshiruar që përvjetoret e ardhme t’a gjejnë Kosovën tonë sa më afër synimeve të qytetarëve të vetë dhe të integruar në strukturat evroatlantike.
Gjatë pritjes, Reisul Ulema pati takime të përzemërta dhe shkëmbeu mendime me figura të shquara që ishin prezente në këtë solemnitet.

Comments are closed.