Reisul Ulema mori vaksinën kundër Kovid 19

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të mërkurën më 30.06.2021, në ambientet e sallës sportive në Kumanovë, mori vaksinën anti-Kovid 19 të prodhuesit Pfizer.
Pas vaksinimit, Reisul Ulema i përshëndeti të gjitha institucionet shtetërore për kontributin e dhënë dhe i falënderoi publikisht të gjithë stafin medicinal që përkujdeset për imunizimin e popullatës por edhe që gjatë tërë pandemisë ishin afër qytetarëve të vendit dhe me përkushtim u shërbyen të gjithëve.
Reisul Ulema gjithashtu falënderoi edhe punonjësit fetarë, të gjithë hoxhallarët e vendit që qëndruan në vijën e parë të frontit, të cilët edhe në momentet më të vështira në të cilat kaluam këto dy vite që po lamë pas, qëndruan pranë besimtarëve dhe me sakrificë e përkushtim u shërbyen atyre. Ai gjithashtu bëri thirrje tek të gjithë besimtarët që të vaksinohen dhe kështu të kontribuojnë në imunizimin masiv të popullatës me qëllim që ti kthehemi sa më shpejt jetës normale.

Comments are closed.