REISUL ULEMA MORI PJESË NË SOLEMNITETIN E AMBASADËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ME RASTIN E 28 NËNTORIT – DITËS SË PAVARËSISË

Të hënën më 28.Nentor 2022 Reisul Ulema i BFI e RMV H. Hafiz Shaqir ef Fetai, i shoqëruar nga Dr. Abdukerim Iseni dhe Mr. Mustafa Dauti mori pjesë në solemnitetin e ambasadës së Shqipërisë në Shkup të udhëhequr nga Ambasadori Z. Fatos Reka ku në emër të BFI e RMV shprehi urime të përzemërta me rastin e Festës së Madhe të 28 Nëntorit Ditën e Pavarësisë, ditë kjo kur plaku i urtë Ismail Qemali ngriti flamurin e pavarësisë në Vlorë i përkrahur fuqishëm nga Hoxhë Vebi Dibra dhe shumë të tjerë.
URIME. QOFTË E BEKUAR KJO DITË E MADHE E KOMBIT DHE VATANIT

Comments are closed.