REISUL ULEMA MORI PJESË NË MAN8FESTIMIN E 15 VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS
Me ftesë të Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Shkup, z.Florian Qehaja, Reisul Ulema i BFI e RMV H.hfz Shaqir ef. Fetai bashkë me Mr. Salim ef Sulejmanin, Mufti i Strugës, Z. MustFë ef. Dauti , drejtor për marëdhënie me jashtë, Z. Miqail ef Osmanin, ish Koordinator i Muftinisë sē Strugës, Z. Shefit Hajredinin, referent pran Muftinusë së Strugës morrëm pjesë në pritjen e organizuar me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë Kosovës.
Të pranishmit me këtë rast i përshëndeti Ambasasori i Kosovës në Shkup Z. Florian Qehaja, i cili nē mes tjerash në fjalimin e tij të rastit tha: Marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe me Kosovën kanë për qëllim realizimin e interesave të përbashkëta të Ballkanit Perëndimor – një rajon stabil, i sigurt dhe ekonomikisht i begatë.
Si dy vende mike, kemi bashkëpunim të shkëlqyer në të gjitha nivelet, me mundësi për thellimin e marrëdhënieve tona të ndërsjella, në drejtim të realizimit të prioriteteve të Qeverisë, por edhe të Ministrisë së Brendshme për shkëmbim aktiv të informacionit, bashkëpunim të forcuar ndërmjet shërbimece kufitare dhe në përgjithësi ndërmjet policive të të dy vendeve.
Me këtë rast, të gjithë qytetarëve të Kosovës, Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti, i dërgoj urime të përzemërta, me rastin e mëvetësisë së Republikës së Kosovës.
Comments are closed.