REISUL ULEMA MORI PJESË NË INAUGURIMIN E XHAMISË SË RE NË FSH. GËRÇEC TË SHKUPIT

SHQIP- MКД- Türkçe
REISUL ULEMA MORI PJESË NË INAUGURIMIN E XHAMISË SË RE NË FSH. GËRÇEC TË SHKUPIT
Më datë 17 dhjetor 2023, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai bashk me Myftiun e Shkupit Dr Qenan ef. Ismailit dhe me bashkëpuntorët e tij, pastaj sekretari i përgjithshëm i BFI-së, myftinjtë e Kërçovës, Strugës, Ohrit, drejtorin e Medresesë “Isa Beu”, drejtorë të sektorëve të Rijasetit, profesorë, hoxhallarë, hafëzllarë, kryetari i komunës Saraj Blerim Bexheti, deputeti, Abdulla Saliu si dhe shumë mysafirë dhe dashamirë nga rajoni i Dervenit dhe më gjerë bëri hapjen solemne të xhamisë së re në fshatin Gërçec të komunës së Sarajit.
Hapja e manifestimit u bë me leximin e disa ajeteve nga Libri i Allahut xh.sh nga hafizi. Gazmend ef. Tairi.
Imami i fshatit, hafizi i njohur Ramadan Aziri- hafëz Rama foli gjerë e gjatë për historikun e xhamive dhe hafizëve të fshatit Gërçec dhe kontributin e tyre në ruajtjen e fesë dhe vlerave kombëtare.
Më pas fjalë përshëndetëse kishte muftiu i Shkupit, dr. Qenan Ef. Ismaili dhe Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir Ef Fetai i cili foli për rëndësinë dhe rolin e xhamisë në ruajtjen e identitetit tonë kombëtarë dhe fetarë. Reisi tha se xhamitë kanë qenë vendet që në momentet më të vështira për shqiptarët kanë hapur dyert dhe kanë kultivuar vlera të larta të dijes dhe moralit. Kjo, shtoi Reisi, u dëshmua si në hapjen e Universitetit të Tetovës, ashtu edhe në krijimin e shtetit më të ri në Evropë, Republikën e Kosovës.
Në vijim u ndanë mirënjohje për të gjithë ata që kanë dhënë kontribut për ndërtimin e kësaj xhamie, sidomos haxhi Ramizit që kishte lëshuar tokën për ndërtimin e xhamisë, dhe afaristin Enver Demiri i cili ka bartur barrën kryesore të financimit të ndërtimit bashkë me disa afaristë dhe dashamirë tjerë.
Duanë e e bëri Myftiu i Kërçovës H. Qamil ef. Rushiti ndërsa namazin e Ikindisë e fali Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.
ИНАУГУРИРАНА НОВАТА ЏАМИЈА ВО ГРЧЕЦ
На ден, 17 декември 2023 година, Реисул Улема, Х. Хфз. Фетаи Фетаи, со своите соработници, генералниот секретар на ИВЗ, муфтиите на Скопје, Кичево, Струга, Охрид, директорот на медресето „Иса Бег“, директорите на секторите на Ријасетот, професори, имами, хафизи, градоначалникот на Сарај, Блерим Беџети, пратеникот Абдула Салиу како и голем број гости и добронамерници од регионот на Дервен и пошироко го направија свеченото отворање на новата џамија во селото Герчец во општина Сарај.
Манифестацијата започна со читање Алаховата Книга од Хафиз. Газменд Еф. Таири.
Имамот на селото, познатиот Хафиз Рамадан Азири-Хафиз Рама зборуваше долго за историјата на џамиите и Хафизите од село Грчец и нивниот придонес во зачувувањето на религијата и националните вредности.
Потоа, поздравни говори имаа скопскиот муфтија, д-р. Ќанан еф. Исмаил, потоа и Реисул Улема Х. Хфз. Шаќир Еф. Фетаи кој се осврна на важноста и улогата на џамијата во зачувувањето на нашиот национален и верски идентитет. Реисот рече дека џамиите биле места кои во најтешките моменти за Албанците ги отворале вратите и негувале високи вредности на знаење и морал. Ова, додаде Реисот, се потврди како при отворањето на Универзитетот во Тетово, така и во создавањето на најновата држава во Европа, Република Косово.
Потоа на сите оние кои придонесоа за изградбата на оваа џамија, особено на Хаџи Рамиз кој го додели земјиштето за изградба на џамијата и на бизнисменот Енвер Демири кој го понесе главниот товар за финансирање на изградбата заедно со некои други бизнисмени и добронамерници им беа доделени благодарници.
Довата ја направи кичевскиот муфтија Х. Ќамил еф. Рушити, а икинди намаз клањаше Реисул Улема Х. Хфз. Шаќир Фетаи.
GIRÇEÇ KÖYÜNDE YENİ CAMİ HİZMETE VERİLDİ
17 Aralık 2023 tarihinde, Reis ul Ulema, H. Hfz. Fetai Fetai, yakın çalışma arkadaşları, İDB Genel Sekreteri, Üsküp, Kırçova, Struga, Ohri müftüleri, “İsa Bey” Medresesi Müdürü, Riyaset daireleri yöneticileri, profesörler, imamlar, hafızlar, Saray Belediye Başkanı Blerim Beceti, Milletvekili Abdullah Saliu’nun yanı sıra Derven Bölgesi ve çevresinden çok sayıda davetli ve kalabalık sayıda ahalinin katılımıyla, Saray Belediyesi’ne bağlı Gırçeç Köyü’ndeki yeni caminin açılış töreni gerçekleştirildi.
Açılış töreni Hafız Gazmend Ef. Tairi’nin Kur’an-ı Kerim’den bir aşrı şerif okumasıyla başladı.
Köyün imamı ünlü Hafız Ramadan Aziri-Rama, yaptığı konuşmasında Gırçeç köyü camilerinin ve köy hafızlarının tarihçesinden ve bunların dini ve milli değerlerin korunmasına katkılarından bahsetti.
Daha sonra Üsküp Müftüsü Dr. Kanan ef. İsmail, ardından da Reis ul Ulema H. Hz. Şakir Ef. Fetai, caminin milli ve dini kimliğimizin korunmasındaki önemine ve rolüne değindi. Başkan Fetai, camilerin Arnavutlara en zor anlarda kapılarını açan, yüksek bilgi ve ahlak değerlerini aşılayan mubarek mekanlar olduğunu söyledi. Bunun, hem Kalkandelen Üniversitesi’nin açılışı sırasında, hem de Avrupa’nın en yeni devleti olan Kosova Cumhuriyeti’nin kurulması sırasında doğrulandığını ekledi.
Daha sonra caminin inşaatına arsa tahsis eden Hacı Ramiz ve diğer bazı iş adamları ve hayırseverlerle birlikte, inşaatın finansmanının asıl yükünü üstlenen iş adamı Enver Demiri başta olmak üzere, caminin yapımında emeği geçen herkese takdirnameler verildi.
Törenin kapanış duasını Kırçova Müftüsü H. Kamil ef. Rüşiti yaptı, ikindi namazı ise Reis ul Ulema H. Hfz. Şakir Fetai kıldırdı.
+24

Comments are closed.