[:al]Reisul Ulema mori pjesë në inaugurimin e Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan[:]

[:al]Dje, e hënë 9.07.2018, në Ankara, u bë inaugurimi i presidentit të Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Në një ceremoni madhështore në të cilën ishin prezentë mbi njëqind delegacione të ndryshme, burrështetas të shumtë nga rajoni dhe bota, prijës fetarë e politikë, ishte mysafir edhe Kryetari I BFI të RM, Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi.

“ Jashtëzakonisht më ka nderuar  ftesa e mikut tim, Presidentit të Turqisë, Erdogan. Pjesëmarrja në ceremonialin madhështor i cili dëshmoi peshën dhe vlerën ndërkombëtare të Republikës së Turqisë dhe të Presidentit Erdogan, ishte një ngjarje e veçantë që do mbahet mend.I dëshiroj suksese edhe më të mëdha vëllaut tonë, Allahu i ndihmoftë në realizimin e synimeve për të avancuar mirëqenien e shtetit dhe popullit turk, si edhe për të forcuar e zhvilluar bashkëpunimin e sinqertë me vendet dhe popujt e rajonit e më gjërë”, deklaroi Reisul Ulema Sulejman ef. Rexhepi me këtë rast.

Gjatë këtij ceremoniali dhe pas përfundimit të tijë, Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi zhvilloi një sërë takimesh me personalitete të shquara të jetës politike, diplomatike e fetare.

[maxgallery id=”9526″][:]

Comments are closed.