[:al]Shkup, 29 tetor – Sot Ambasada e Turqisë në Shkup, ka organizuar pritje me rastin e 95 vjetorit të shpalljes zyrtare të Republikës së Turqisë. Në këtë event mori pjesë edhe Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi me bashkëpunëtorët e vet. Ndryshe, shpallja zyrtare e Republikës Turke nga Ataturku u bë më 29 tetor të vitit 1923 kur u shpallën emri i kombit dhe statusi i saj si republikë. Në një votim që u zhvillua pastaj në Asamblenë e Madhe Kombëtare, Ataturku, me një votim unanim u zgjodh president i parë i Republikës së Turqisë. Që atëherë, Turqia çdo vit më 29 tetor feston Ditën e Republikës.
[maxgallery id=”10015″][:]
Comments are closed.