Reisul Ulema merr pjesë në përkujtimin e Natës së Kristaltë

Reisul Ulema merr pjesë në përkujtimin e Natës së Kristaltë

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, departamenti për studime dhe hulumtime të holokaustit, organizoi sot natën përkujtimore për përkujtimin e Natës së Kristaltë që është një manifestim tradicional me të cilin ju bëhet respekt e nderim viktimave të shumta të Holokaustit.
Në këtë manifestim i cili zgjoi interesim të veçantë, morri pjesë edhe Reisul Ulema i BFI, h. Sulejman ef. Rexhepi, kurse të pranishëm ishin edhe Presidenti i RMV Stevo Pendaroski që pati fjalën e rastit, si edhe pjesëtarë të korit diplomatik të akredituar në vend dhe figura të shquara nga jeta politike dhe publike. Gjithashtu, u potencua kontributi i popullit shqiptar gjatë asaj periudhe.
Me fjalën e vetë u paraqit edhe Drejtori i institutit i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Dr. Skender Hasani.
Me rastin e këtij manifestimi, u hap edhe ekspozita dokumentare “Rrugës të së drejtës, storje nga Holokausi”.

Comments are closed.