Reisul Ulema merr pjesë në mbledhjen e rregullt të FSHI

Të enjten më 25.11.2021, Kryetari i BFI të RMV Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i BFI H. Irsal ef. Jakupi, Drejtori i Agjencionit për Hallall Standard, H. Muamer ef. Veseli, Përgjegjësi i Sektorit për financa pranë BFI Z. Xhelal Mehmeti, Prof. Rahimi Jashari, dhe të tjerë, mori pjesë në mbledhjen e rregullt të Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, ku përcollën drejt për së drejti punën e Këshillit Mësimor të tij nën udhëheqjen e Dekanit Prof. Dr. Shaban Sulejmanit.
Ishte një mbledhje e hapur me diskutime konstruktive që vërtetë lenin përshtypje të veçanta. Njëzëri të gjithë të pranishmit votuan që edhe për një mandat Dr. Doc. Muaz Agushi të zgjidhet Prodekan i FSHI.

Comments are closed.