Reisul Ulema merr pjesë në mbledhjen e Myftinisë së Shkupit

Të enjten më 2 shtator 2021, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, mori pjesë në mbledhjen e rregullt të 16 të organizuar nga Myftinia e Shkupit me anëtarët e saj, me në krye Myftiun e Myftinisë së BFI Shkup Dr. Qenan ef. Ismailin.
Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në fjalën e tij para anëtarëve të pranishëm, në fillim përshëndeti punimet e kësaj mbledhjeje, e pastaj vlerësoi lartë punën dhe angazhimin proaktiv të Myftinisë së Shkupit, në shërbim të besimtarëve të Shkupit. Kryetarin e BFI në këtë mbledhje e shoqëronte Drejtori për Kulturë pranë Rijasetit të BFI- së Musanif ef. Rufati.
Në vazhdim të mbledhjes, Myftiu i Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili, raportoi në detaje për punën e Myftinisë së Shkupit për periudhën dymujore.

Comments are closed.