Reisul Ulema merr pjesë në konferencën ndërkombëtare në Egjipt

Këto ditë, Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, i shoqëruar nga bashkëpunëtori i vet, Ali Baragoni, ka marrur pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi diversitetin në Egjipt, mbajtur më 28 shkurt – 1 mars, 2017. Në këtë konferencë morën pjesë 60 shtete me përfaqësues dhe personalitete të ndryshme fetare të botës Islame dhe të krishterë, politikanë dhe mendimtarë të kulturave të ndryshme. Temë boshte ishte “Liria, atdhetaria, diversiteti dhe integrimet”. Referuesit e shumtë në këtë konferencë kanë shpalosur tematika të ndryshme rreth bashkëjetesës, harmonisë dhe dialogut ndërkonfesional. Pikëpamjet e veta i shpalosën personalitete të larta botërore, si: Shejhul Az’hari, Baba Shenudi, përfaqësues i Kishës Katolike, Myftiu i Libanit, përfaqësuesi i shi’itëve të Egjiptit, etj.
Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, në diskutimin e vet foli mbi problemet e myslimanëve në Maqedoni si dhe për përpjekjet permanente të Institucionit tonë fetar islam për bashkëjetesë si dhe harmoni ndërkonfesionale. Veç kësaj, efendi Rexhepi shfrytëzoi rastin dhe u takua edhe me Shejhul Az’harin shejh Ahmed Tajjib, me të cilin biseduan mbi çështjet që janë me interes të përbashkët.
Gjithashtu Reisul Ulema zhvilloi një takim edhe me disa student tanë që studijojnë në Kairo të Egjiptit

[maxgallery id=”5539″]

Comments are closed.