Me ftesë të Meshihatit të Bashkësisë islame të Kroacisë Reisul ulema i BFI e RMV H. Hfz. Shaqir ef Fetai neser më 08.09.2022 do të mer pjesë në hapjen solemne të Qendrës së madhe islame kulturore – Xhamisë në Sisak të Kroacisë. Reisul Ulema udhëheq delegacionin në përbërje të H. Sabahudin ef Zendeli, Mufti i Gostivarit, Mr. Salim ef. Sulejmani, Mufti i Strugës dhe shoqëruesi Z Emin Dauti.
Kjo Qendër islame – Xhami është kulminacion dhe vazhdimësi i xhamisë së parë – mesxhidit të parë të hapur më 1967 edhe ate nga bashkatdhetarët tanë me punë në Sisak, konkretisht me iniciativë të hoxhës së mirënjohur rahmetli H. Hafiz Hasan Zendelit, gjyshit të Muftiut H. Sabahudin ef Zendelit.
Në këtë event pritet të merr pjesë Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan dhe ai i Kroacisë Z. Milanoviç dhe shumë personalitete tjera. Janë të ftuara të gjitha Bashkësitë islame të Ballkanit si dhe Dijaneti i Turqisë në krye me Prof Dr. Ali Erbashin.
Pritet pjesmarrje masovike e besimtarëve, në veçanti tē bashkatdhetarëve tanë nga Maqedonia e Veriut me punë në Kroaci.
Comments are closed.