[:al]Reisul Ulema merr pjesë në dekorimin e Kardinalit Ernest Simoni-Troshani me titullin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” [:]

[:al]Këto ditë, në Shqipëri ka qëndruar Arqipeshkvi Metropolitan i Firences, Hirësinë e Tij, Kardinalin Giuseppe Betori, i cili është mirëpritur edhe nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta. Veç kësaj, Presidenti Shqiptar për hirë të mysafirit të lartë ka shtruar darkë zyrtare në Pallatin e Brigadave. Të pranishëm në këtδ darkë ishin edhe Kardinali shqiptar Ernest Simoni (Troshani), deputetë të Kuvendit, ambasadorë, krerë të bashkësive fetare në Shqipëri, klerikë të lartë të Kishës Katolike, Reisul Ulema i BFI në RM, H. Sulejman ef. Rexhepi etj.

Në fjalën përshëndetëse të mbajtur me këtë rast, Presidenti Meta tha se vizita e një Kardinali në Shqipëri është një ngjarje e rëndësishme, jo vetëm për besimtarët katolikë, por për të gjithë shqiptarët.

“Besimi te Zoti dhe atdhedashuria kanë qenë e mbeten binomi i pandarë i historisë së besimeve të shqiptarëve. Kombi dhe Zoti u kanë dhënë forcë, besim e mençuri shqiptarëve që paqja, bashkëjetesa, harmonia, respekti e vlerësimi reciprok të jenë parimet dhe sjellja e besimeve dhe e besimtarëve shqiptarë mes tyre. Mirënjohje të veçantë krerëve të besimeve fetare, nderim e përulje të veçantë për të gjithë ata udhëheqës besimesh fetare që s’janë më mes nesh. Vepra dhe ideali i tyre madhor mbeten udhërrëfyesi i pagabueshëm për ne dhe brezat që do të vijnë”, – tha Presidenti Meta duke theksuar se vizita e mikut të veçantë, Arqipeshkvit të Firences, Kardinalit Giuseppe Betori përkon me 25-vjetorin e vizitës historike në vendin tonë të Papa Gjon Pali II.

Ndërsa, Arqipeshkvi Metropolitan i Firences, Hirësinë e Tij, Kardinali Giuseppe Betori falënderoi Presidenti Meta për ftesën e bërë dhe për respektin e veçantë ndaj komunitetit katolik në Shqipëri.

“Falënderoj Presidentin Meta për pritjen e veçantë dhe për respektin që tregon ndaj komunitetit katolik. Falënderoj Shqipërinë për pasurinë e veçantë që na jep me komunitetin katolik në Firence. Papa Francesku në Firence u prit nga një klerik shqiptar. Kjo është një shprehje e integrimit të komunitetit shqiptar në shoqërinë italiane dhe në klerin tonë katolik. Na keni bërë edhe një dhuratë të madhe, pasi Kardinal Simoni-Troshani është emëruar në katedralen që unë udhëheq”, – tha Kardinal Betori, teksa vlerësoi qëndrimet e Presidentit Meta për rolin e besimit në shoqërinë tonë.

Gjatë ceremonisë, edhe Kreu i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, mbajti një fjalë përshëndetëse, ku bëri thirrje kultivimin e unitetit mes shqiptarëve pavarësisht besimeve të ndryshme fetare dhe e cilësoi Presidenti Meta si model i përkryer për t’u marrë si shembull për kontributet që jep për të ndihmuar e përkrahur të gjitha komunitetet fetare.

 

“Falënderoj Presidentin Meta për organizimin e kësaj ceremonie ku marrin pjesë përfaqësues të të gjitha besimeve fetare. Falënderoj Kardinalin e Firences për kontributet që jep ndaj komunitetit shqiptar në Itali. Mbështes qëndrimet e Presidentit Meta dhe të gjitha vlerësimet, që ai bëri për udhëheqësit fetarë. Më shkakton kënaqësi të veçantë fakti që kjo darkë dhe ceremonia e dekorimit të vëllait tim, Kardinali Ernest Troshani, po ndodhë pikëriasht në muajin e shenjtë të Ramazanit, të cilin mbarë bota islame e vlerëson si muaji më i çmuar i vitit. Për më tepër ndjehem i lumtur që me këtë akt po nderojmë adheun tonë. Tashmë, ne, përfaqësuesit e komuniteteve fetare shqiptare, jemi pajtuar me konstatimin e shumë intelektualëve të kombit tonë se, ne, si shqiptarë kemi tri fe, pr kemi një atdhe! Ne, si përfaqësues të komuniteteve fetare, pa dyshim që kemi obligim dhe detyrë që të kultivojmë unitetin mes shqiptarëve pavarësisht besimeve të ndryshme fetare, ta ushtrojmë me krenari respektin ndaj njëri tjetrit dhe lirshëm e të lumtur secili ta praktikojë fenë e vet qiellore. Me këtë qëndrim, ne në fakt vetëm sa do ta demonstrojë tolerancën tonë fetare të paparë gjetkë si dhe dashurinë dhe përkushtimin për fenë, kombin e vatanin tonë. Me theks të veçantë, me këtë rast, dua ta falënderoj Presidenti Meta i cili është një model i përkryer për t’u marrë si shembull për kontributet që jep për të ndihmuar e përkrahur të gjitha komunitetet fetare. Në emrin tim personal por edhe në emrin e Institucionit që e udhëheq unë, Bashkësisë Fetare Islame në Maqdedoni, falënderoj Presidentin Meta për këtë darkë me të cilën i respekton të gjithë predikuesit e feve qiellore, ndaj lus Allahun Fuqiplotë që t’ia shtojë bereqetin dhe të mirat. E falënderoj për këtë akt kaq të urtë që flet për përkujdesin e Presidentit shqiptar për personalitetet që meren me predikime fetare. Pra, Zoti e bekoftë Presidentin dhe Shqipërinë” – uroi në fund të fjalimit të vet efendi Rexhepi.

Ndërsa Kardinali shqiptar Ernest Simoni (Troshani) në fjalën e tij të shkurtër përshëndetëse tha: “Është nder i madh për mua të marr pjesë në këtë pritje zyrtare. Falënderoj Presidentin Meta për respektin e treguar ndaj komunitetit katolik. Lutem për popullin shqiptar, të ketë zemra të gëzuara, begati e lumturi, paqe e progres”.

Ndryshe, Presidenti i Republikës vlerësoi Hirësinë e Tij më të Shkëlqyer, Kardinalin shqiptar Ernest Simoni (Troshani) me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me motivacionin: “Kardinalit të shquar shqiptar, përfaqësuesit të brezit të jashtëzakonshëm të klerikëve katolikë që jetën ia kushtuan besimit të palëkundur ndaj Zotit, dashurisë së pakushtëzuar ndaj njerëzve, vlerave të larta shpirtërore dhe morale, lirisë së ndërgjegjes e qëndresës dinjitoze në shërbim e në respekt të atdheut dhe kombit”.

[maxgallery id=”9151″][:]

Comments are closed.