REISUL ULEMA MER PJESË NË SOLEMNITETIN E NDARJES SË DIPLOMAVE TË 114 TË DIPLOMUARËVE/EVE NË SHMI “MEDRESEJA ISA BEU”
Me datë 05.07.2023 në lokalet e SHMI “Medreseja Isa Beu“ – Shkup u realizua shpërndarja e diplomave për maturantët dhe maturantet e kësaj vatre të diturisë. Sot, 114 fanarë të diturisë u pajisën me diplomat e kryerjes së shkollës së mesme.
Këtë ceremoni e zbukuroi prezenca e kreut më të lartë të BFI – së Reisul Ulema Hfz. Shaqir ef. Fetahu i shoqëruar nga udhëheqës të sektoreve brenda BFI – së, Drejtori i përgjithshëm i Medresesë Isa Beu Dr. Islam Islami, Mufti të muftinive përkatëse të BFI- së, udheheqes te sektoreve ne Muftinitë e BFI – së, administratorët e paraleleve të shtrira të Medresesë Isa Beu, profesorë dhe profesoresha prindër dhe shum miq dhe dashamir të kësaj vatre edukativo-arsimore. Ky solemnitet filloi me leximin e një pjese nga Kur’ani Famëlartë nga nxënësi i medresesë hfz. Bekim Havziu. Programi i moderuar nga sekretari i medresesë Mr. Lutfi Nexhipi, i cili në mesin e të pranishmëve ftoi drejtorin gjeneral Medresesë Dr. Islam Islami për një fjalë përshëndetëse për të pranishmit, i cili foli mbi rolin e kësaj vatre edukativo – arsimore në arsimimin dhe ngritjen vlerave morale të gjeneratave të ndryshme, të tërën këtë duke e mbështetur në fakte reale, poashtu veç tjerash nënvizoi: Nga sot ju do të jeni thirrësa (da’i) duhet të jeni të vëmendshëm se keni një emanet të cilin duhet ta përcjellni gjeneratave të reja. Uroj të gjithë të diplomuarit kudo që të jeni tju prin e mbara.
Me fjalë rasti të pranishmëve ju drejtua edhe Reisul Ulema i BFI-së Hfz. Shaqir ef.Fetahu i cili duke e shprehur kënaqësinë e veçantë për të gjitha ato suksese kolosale të arritura nga ana e kësaj vatre arsimore, sidomos në përgatitjen e kuadrit për nevojat e BFI-së por edhe për nevojat e mbarë myslimanëve dhe shoqërisë së gjërë të vendit tonë, ai theksoi se: Ky sukses është i medresesë sonë por edhe i organeve të tjera të BFI-së, lirisht mund t’i përshkruhet vetëm unitetit dhe bashkëpunimit tonë të sinqertë. Kemi punuar bashkarisht për Medresenë, kemi punuar që të prodhojmë kuadro që do të jenë pandarë, kuadrove që dalin nga të tjera vatra të dijës dhe me të drejtë mund të konsatojmë se uniteti ynë është garancë se mund ti tejkalojmë të gjitha barierrat që na dalin përpara drejt avansimit të jetës sonë fetare islame.
Ju uroj shëndet e suksese, kurse nxënësit e gjeneratës nga kjo Medrese por edhe ato të shtrira nëpër qytetet e tjera, i shpërbleu me regjistrim falas në Fakultetin e Shkencave Islame Shkup, le të jet kjo dhuratë një stimul për gjeneratat e tjera që vijnë.
Comments are closed.