[:al]REISUL ULEMA ME LIGJERATË FETARE PARA XHEMATIT TË LOZANËS SË ZVICRËS[:]

[:al]

Kryetari i Bashkësis së Fesë Islame të R. Maqedonis, Reisul Ulema H. Sulejma ef. Rexhepi, i shoqëruar nga Myfti i Myftinis së Shtipit Nasir ef. Rexhepi, Drejtori për diasporë Selver ef. Xhemaili dhe Sekretari i Myftinis së Shtipit Rejhan ef. Mandak, të ftuar nga kryesia e Xhmis në Lozanë, Qendra Islame në Yverdon dhe Qendra Islame në Neshatel të Zvicrës, morën pjesë në ceremoninë qendrore të mevludit të organizuar nga këto Qendra në Pallatin e Kulturës në Yverdon.
Me këtë rast Kryetari efendi Rexhepi mbajti ligjeratë në xhaminë e parë të hapur në Lozanë, e cila njëherit është edhe më e madhja në këtë qytet.
Meqë xhemati e kësaj xhamie kryesish arabfolës Kryetari iu drejtua në arabisht, kurse imami i xhamisë ligjeratën e përkthente edhe në frengjisht për frankofonët që ishin në numër të konsiderueshëm. Në xhami ku gjithësesi pati edhe shumë shqiptarë që kishin ardhur për ta dëgjuar Kryetarin, ai para xhematit, ligjëroi mbi fene islame si fe universale dhe fe e cila i bashkon myslimanet pa dallim kombi dhe race. Tutje ai foli edhe mbi rolin dhe rëndësinë e padiskutueshme që e ka Mevludi në shoqërinë e gjërë myslimane. Para të pranishmëve Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi foli edhe për aktivitetet si dhe për sukseset evidente të Bashkësisë Fetare Islame në organizimin dhe avansimin e jetës fetare islame në Maqedoni.
[maxgallery id=”10543″]

[:]

Comments are closed.